PSP: Në qendër të hetimeve janë 15 kompani të cilat janë themeluar ose janë në pronësi të kompanive të huaja

Maqedonia

PSP: Në qendër të hetimeve janë 15 kompani të cilat janë themeluar ose janë në pronësi të kompanive të huaja

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:59
Orce Kamçev

Prokuroria Speciale Publike informon se ka forcuar hetimet rreth Orce Kamçevit dhe Sasho Mijallkovit për lëndën e “Perandoria”.

Pas tre muajve hetime, PSP zbulon se ka një numër të madh të dëshmive materiale, disa dëshmitar, përgjime legale të të dyshuarve, me të cilën zbulohet skema kriminale, ku janë larë parat, në dëm të shtetit, ndërsa në përfitim të bilancit të tyre bankar. Deri më tani dyshimi është se janë “larë” dhe keqpërdorur rreth 10 milionë euro.

Në qendër të vëmendjes gjatë hetimeve të PSP-së kanë qenë 15 kompani nga Maqedonia, të cilat janë themeluar ose janë në pronësi të kompanive të huaja, ndërsa janë regjistruar në adresë të Sejshelli, Panama, Belize dhe në lokacione tjera në SHBA. Pas tyre ka pasur miliona euro, ndërsa pas një pjese të tyre fshihet emri i Kamçevit, ose emrat e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

“Një pjesë e dëshmitarëve flasin pa frikë, ndërsa një pjesë kërkojnë mbrojtje, por ka edhe prej atyre që kanë frikë të dëshmojnë edhe me këtë status”, thonë nga PSP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat