Maqedonia zyrtarisht anëtare e NATO-së - Bota Sot
Maqedonia zyrtarisht anëtare e NATO-së

Maqedonia

Maqedonia zyrtarisht anëtare e NATO-së

Nga: Z.M Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 11:28
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij para Qeverisë

(E plotësuar) Sot para objektit të Qeverisë së Maqedonisë në mënyrë solemne u vendos flamuri i NATO-s, pak ditë pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin të Maqedonisë në Aleancë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ministrja e Mbrotjes Radmilla Sheqerinska, shefi i  zyrës së NATO në Shkup dhe i gjithë kabineti qeveritar.

Me marrëveshjen e Prepës Maqedonia edhe zyrtarisht do të quhet “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

 

Zaev gjatë fjalimit të tij përpara të pranishmive thekson se këto ditë janë ditë historike për Maqedoninë

“Vendi jonë është në rrugë të drejtë, në rrugën drejtë progresit. Pritëm me dekada por u kthyem në autostradën e Evropës. Ne tani e tutje do të marrim pjesë në punën e Aleancës më të fuqishme në botë. Por të jeni të sigurt se me ratifikimin e protokollit në të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-së, ne edhe zyrtarisht do të bëhemi anëtarja e 30 e NATO-s, me të drejtë vote. Kjo është një flet e re në historinë tonë. Uroj qytetarët e Maqedonisë, sepse merita e tyre është e madhe”, tha Zoran Zaev, kryeministër, duke falënderuar edhe  kolegun e tij grek Aeksis Cipras, bashkë me të cilin siç u shpreh ai “gjetëm një zgjidhje e cila do të shërbej  edhe për shumë kolegë tanë në Ballkan”, tha Zaev

Ai më tej shtoi se gjatë periudhës së ardhshme dhe me anëtarsimin e saj Maqedonia ka marr frenat në duart e saja.

“E ardhmja më nuk është fat, pasi e kemi në duart tona. Këto ditë e fillojmë një etapë komplekse të shtetndërtimit, sipas standardeve evropiane. Me vendimet e Kuvendit tonë dhe Kuvendit të Greqisë, ne marrim pjesë në punën e Aleancës më të fuqishme në botë. Pas ratifikimit të protokolleve nga vendet-anëtare në NATO, zyrtarisht Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e Aleancës”-theksoi Zaev./Botasot/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...