Tevdovski: Tatimi progresiv e ulë pabarazinë dhe nxit zhvillimin ekonomik

Maqedonia

Tevdovski: Tatimi progresiv e ulë pabarazinë dhe nxit zhvillimin ekonomik

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 11:12
Dragan Tevdovski

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski por merr pjesë në konferencë me temë “tatimet, drejtësia dhe zhvillimi ekonomik” çka po mbahet në Erevan, Armeni, e organizuar nga fondacioni gjerman “fridrih ebert”.

Siç informojnë nga Ministria e Financave, Tevdovski atje ka paraqitur përvojat e Maqedonisë në sistemin e reformave, me qëllim të zvogëlimit të uljes së pabarazisë tatimore dhe shpejtimin e zhvillimit të ekonomisë.

“Vetëm nëpërmjet vendosjes së institucioneve të besueshme dhe menaxhimit me përgjegjësi me të njëjtat mund të përparojmë. Qeveria që nga fillimi është përkushtuar më krijimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë. Qëllimi është përmirësimi i jetës së qytetarëve në vend dhe zhvillimi ekonomik”, tha Tevdovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat