LSDM: VMRO-DPMNE lejoi që 15.000 fëmijë të mos vaksinohen

Maqedonia

LSDM: VMRO-DPMNE lejoi që 15.000 fëmijë të mos vaksinohen

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:07
VMRO-DPMNE - LSDM

Nga partia në pushtet kanë reaguar ndaj pohimeve të VMRO-DPMNE-së në lidhje me gjendjen në Ministrinë e Shëndetësisë.

“VMRO-DPMNE për 11 vite ka arritur që të shkaktojë një kaos të tillë në shëndetësi në të cilën sot qytetarët duhet t’i bartin pasojat. Importi paralel i ilaçeve, mos vaksinimi, mos kujdesi për imunitetin kolektiv dhe shkeljen e të drejtave të pacientëve janë vetëm një pjesë e vogël e dëmeve të VMRO-DPMNE-së”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga atje thonë se, Hristijan Mickoski pa turp po përdor vdekjen e fëmijëve për politika ditore, edhe pse partia e tij është fajtore për mos vaksinimin e 15.000 fëmijëve në Maqedoni.

Nga atje shtojnë se me shpalljen e epidemisë së fruthit, Ministria e Shëndetësisë ka arritur që të pengojë një katastrofë në shkallë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat