Ministria e Kulturës së Maqedonisë ndryshon vendimin vetëm për një festival

Maqedonia

Ministria e Kulturës së Maqedonisë ndryshon vendimin vetëm për një festival

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:34
Ministria e Kulturës

Komisioni për aktivitetet e dramës dhe arteve vizuale, arkitekturë dhe dizajn i kanë rishikuar aplikacionet e refuzuara dhe kanë ngelur në qëndrimin e njëjtë në lidhje me shpërndarjen e buxhetit për projektet.

Komisionet për muzikë dhe folklor, përsëri ka rishikuar aplikacionet e refuzuara, në mesin e të cilëve edhe katër festivaleve për të cilat ka pasur më shumë reagime. Komisioni vendimin e ka ndërruar vetëm për festivalin “Zllatno Sllavejçe” duke pranuar se ka pasur lëshime, sepse festivali ka dorëzuar dokumentacionin e kompletuar.

Qëndrimi për “festivalin e Xhazit të Shkupit”, “OFF Fest” dhe festivalin folklorik “Pece Atanasovski” nuk ndryshon.

Nga Ministria e Kulturës do të pritet vendim nëse këtyre festivaleve do t’u jepet afat plotësues që t’i dorëzojnë dokumentet plotësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat