Joveski ende po e përgatit kërkesën për interpretim të ligjit të Prokurorisë Speciale

Maqedonia

Joveski ende po e përgatit kërkesën për interpretim të ligjit të Prokurorisë Speciale

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:48
Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski ende nuk e ka dërguar kërkesën për interpretim autentik të nenit 22 për Ligjin për Prokurorinë Speciale Publike (PSP).

Nga Prokuroria thonë se ende janë në fazën e përgatitjes dhe kur të dërgohet do ta njoftojnë opinionin.  Fati i PSP-së nuk dihet dhe topi tani është gjuajtur në relacionin Gjykata Supreme-Prokurori-Kuvend.

Sipas ekspertit juridik, Naser Zyberi dhe pse Prokuroria Themelore Publike do të dorëzojë kërkesë deri te Kuvendi i Maqedonisë të kryejë interpretim autentik, gjegjësisht sqarim të nenit 22 të Ligjit për PSP i cili e kufizon periudhën kohore për hapjen e procedurave hetimore dhe ngritjen e akuzave në afat kohor prej 18 muajve, ky akt nuk do të ndikojë që Gjykata Supreme të heqë vendimin për ndalimin e hetimeve të PSP-së pas kësaj periudhe.

“Ai interpretim dhe sqarim që do ta japë Kuvendi, nuk mund ta shfuqizojë vendimin e Gjykatës Supreme, edhe pse i njëjti është tërësisht joligjor”, thotë Ziberi.

Sipas tij, atë vendim mund ta shfuqizojë vetëm organi të cilin e ka marrë në këtë rast, Gjykata Supreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat