Deskoska: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë mbrojtëse e Kushtetutës

Maqedonia

Deskoska: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë mbrojtëse e Kushtetutës

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:45
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në seancën e sotme të punës me temë “Reformat në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kapitullin e 23” në grupin e tretë të konventës kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë, tha se Gjykata Kushtetuese ka rol shumë të madh në mbrojtjen e Kushtetutës.

“Për fat të keq në Republikën e Maqedonisë një pjesë e problemeve dalin nga mangësitë në kuadër të kushtetutshmërisë për punën në Gjykatën Kushtetuese, por mendoj se kjo nuk është pengesa kryesore. Gjithashtu, është e rëndësishme edhe integriteti personal i atyre që ulen në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Deskoska.

Ajo shprehu shpresën se në procesin e reformave dhe vullnetin e përcaktimit të sistemit të qeverisjes të së drejtës, Gjykata Kushtetuese do të veprojë në përputhje me përcaktimin strategjik të Republikës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat