Cipras dhe Zaev takohen të premten në Munih - Bota Sot
Cipras dhe Zaev takohen të premten në Munih

Maqedonia

Cipras dhe Zaev takohen të premten në Munih

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:07
Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të takohen të premten në Konferencën për siguri në Munih. Ngjarjen e konfirmojnë edhe nga Qeveria.

Sipas mediave greke, kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë në Konferencë do ta fitojnë çmimin “Evald fon Klajst”, për përpjekjet e tyre për zgjidhjen e kontestit shumë vjeçar për emrin.

Konferenca për siguri në Munih, është konferenca më e madhe e këtij lloji në Botë. Këtë vit do të marrin pjesë shefat e 35 shteteve dhe qeverive dhe mbi 80 ministra të mbrojtjes dhe punëve të jashtme.

Fitues paraprak të çmimit, i cili ndahet për kontribut për paqe dhe zgjidhjes së konflikteve janë Henri Kisinxher, Havier Solana dhe Xhon Mekkejn.

Në konferencën në Gjermani, e cila mbahet tradicionalisht në pjesën e dytë të muajit shkurt, është njoftuar pjesëmarrja e kancelares Angela Merkel, Majk Pens, Jens Stoltenberg dhe Federika Mogerini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...