Këto janë kërkesat e iniciativës “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” për kryeministrin Zaev

Maqedonia

Këto janë kërkesat e iniciativës “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” për kryeministrin Zaev

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:39
Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit

Sot me fillim prej ora 17:00 do të realizohet takimi ndërmjet kryeministri të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe iniciativës qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Kërkesat që do t’i dorëzohen sot kryeministrit Zaev janë këto:

Urgjentisht t’i merren kompetencat ELEM për qendrën turistike “Kodra e Diellit”.

Qeveria të kërkojë përgjegjësi nga stafi drejtues i ELEM për keqmenaxhimin e qendrës.

Fillimi i shpejtë i procedurës për miratimin e Planit Urbanistik për zonën e vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit, të anulohet dhe t’i jepet për analizë dhe përpunim të ri Agjencisë së Planifikimit Hapësinor.

Qeveria të përgatisë, sa më shpejtë që të jetë e mundur, një thirrje publike ndërkombëtare për partneritet publiko-privat (koncesion).

Nga momenti i tërheqjes së menaxhimit të ELEM me Kodrën e Diellit, ne kërkojmë nga Qeveria, që në të gjitha procedurat për përgatitjen e tenderëve publikë ose të ngjajshme të  konsultohet me sektorin civil.

Ndërtimi i një Teleferiku të ri Tetovë-Kodër Dielli.

Kryeministër, ju kërkojmë dhe ju ftojmë të gjeni kohë dhe të pranoni ftesën tonë për një vizitë joformale në Kodrën e Diellit.

Dje në faqen e tyre të facebook-ut, iniciativa paralajmëroi takimin e sotëm.

“Zyrtare, nesër më datë 12.02.2019 me fillim në orën 17.00, aktivistët e iniciativës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” do kenë mundësinë që të prezantojnë dhe shprehin pakënaqësinë rreth keq menaxhimit të resorit turistik Kodra e Diellit edhe atë përpara kabinetit qeveritar të Republikës Maqedonisë, nën prezencën e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev. Aktivistët drejtë qeverisë drejtohen me 5 kërkesa, të cilat do të prezantohen ne deklaratën e përbashkët me qeverinë”, njoftuan nga “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat