Ndihma e Shpejtë, ministri Filipçe e ruan si “sekret shtetëror” emrin e ndërmarrjes që e kryen fizibilitetin

Maqedonia

Ndihma e Shpejtë, ministri Filipçe e ruan si “sekret shtetëror” emrin e ndërmarrjes që e kryen fizibilitetin

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:42
Ministri i Shëndetësisë (MSH) Venko Filipçe

Ministria e Shëndetësisë (MSH) vazhdon ta ruaj si “sekret shtetëror” emrin e ndërmarrjes së kontraktuar për analizën e fizibilitetit të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, sepse edhe par tre muajsh nga mbyllja e thirrjes, nuk e ka publikuar tenderi në Sistemin Elektronik për Furnizime Publike. Emri i ndërmarrjes nuk bëhet i ditur edhe pas insistimit tremujor të Portalb.mk.

Për analizën e fizibilitetit më 14 nëntor të 2018-s është mbyllur thirrja për aplikim. U njoftua se ka pasur katër oferta dhe se një ndërmarrje e ka fituar tenderin, por edhe pse u premtua nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ende nuk janë publikuar emrat e ofertuesve dhe të kontraktuesit të kësaj analize.

“Emrin e ndërmarrjes do ta publikojmë në Sistemi Elektronik për Furnizime Publike”, u përgjigjen sot nga MSH-ja.
Këtë premtim e ka dhënë më 5 shkurt 2019 edhe ministri Filipçe. 

“Ende nuk ka përfunduar. E ka fituar një ndërmarrje që ka konkurruar, me procedurë ankand elektronik, e kanë ulur çmimin, kanë afat prej 60 ditësh, të cilat ende nuk kanë kaluar”, tha ministri Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat