Qeveria ka formuar trup i cili do ta planifikojë dhe ndjekë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve - Bota Sot
Qeveria ka formuar trup i cili do ta planifikojë dhe ndjekë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Qeveria ka formuar trup i cili do ta planifikojë dhe ndjekë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:47
Zoran Zaev

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme të 120-të ka miratuar vendim për formimin e grupit ndër-resorial për zbatimin e Ligjit për përdorim të gjuhëve.

Një pjesë e obligimeve që do t’i ketë ky trup janë: përgatitje të planit aksionar për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në afat prej 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; ndjekje e dinamikës së realizimit dhe zbatimit të planit aksionar; dhënie të udhëzimeve institucioneve në funksion të koordinimit, organizimit, zbatimit dhe operacionalizimit të masave dhe aktiviteteve në pajtueshmëri me planin.

Anëtarët e Grupit Ndër-resorial, sipas vendimit qeveritar janë: sekretari gjeneral i Qeverisë së Maqedonisë; zëvendës/sekretari i sekretarit të Qeverisë; sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë; sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave; sekretari shtetëror i Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit; sekretari shtetëror i Sekretariatit për Ligjvënës; përfaqësues nga Zyra e kryeministrit dhe përfaqësues nga Kuvendi i Maqedonisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...