Zijadin Sela: Po mendojmë seriozisht për një kandidat të përbashkët për President - Bota Sot
Zijadin Sela: Po mendojmë seriozisht për një kandidat të përbashkët për President

Maqedonia

Zijadin Sela: Po mendojmë seriozisht për një kandidat të përbashkët për President

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:09
Zijadin Sela

Kreu i Partisë Partisë LR-PDSH, Zijadin Sela i ftuar në studion e Ora News, tha se partitë shqiptare në Maqedoni po mendojnë seriozisht për një kandidat të përbashkët për President.

Sela: Natyrisht që ne akoma jemi në proces e sipër. Ndjekim situatën se si zhvillohet në kampusin e shumicës. Vota shqiptare nuk duhet të rrjedhë në drejtim të kandidaturave që dalin nga subjektet politike maqedonase. Ne jemi duke menduar seriozisht për të pasur kandidatin tonë shqiptar, sepse shqiptarët e meritojnë të votojnë për shqiptarin. 

Ne atje jetojmë si dy shoqëri të ndara. Dallimet kulturore janë ato që të imponohen. Sot e kësaj dite ka shqiptarë që vuajnë dënime me burg në procese të montuara nga sistemi i kaluar. Fatkeqësisht, drejtësia për shqiptarët është me dy standarde. Mos të flasim pastaj për të drejtat kolektive. 

Nuk janë pjekur kushtet që të kemi një kandidat shqiptar të përkrahur nga partitë maqedonase. Ajo përpjekje të cilën e bën LSDM-ja gjoja e udhëhequr nga slogani i një shoqërie të përbashkët, prapa vetes sheh idenë për të trajtuar shqiptarët si një koloni. Shqiptarët marrin jo më tepër se 4 për qind të investimeve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...