LSDM vendos për zgjedhjet e parakohshme kuvendare

Maqedonia

LSDM vendos për zgjedhjet e parakohshme kuvendare

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 18:43
LSDM

Pas disa anulimeve, sonte Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së duhet ta deklarojë qëndrimin në lidhje me kërkesën e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM për zgjedhje të parakohshme kuvendare bashkërisht me zgjedhjet presidenciale.

Jo zyrtarisht, kryesia e partisë në pushtet është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme kuvendare në pranverë, për shkak se siç thonë nga kjo parti, shteti ka prioritete dhe reforma që duhet të përqendrohet. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të sillet në mbledhje, ku do të bisedohen dy mundësitë.

Në rend ditë në mbledhjen e sotme pritet të bisedohet edhe për zgjedhjet presidenciale, ku është tashmë e ditur se LSDM ende kërkon kandidatin më të përshtatshëm për kryetar shteti, i cili do të zgjidhet në kongres më 3 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat