“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ia dorëzoi kërkesat kabinetit qeveritar - Bota Sot
“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ia dorëzoi kërkesat kabinetit qeveritar

Maqedonia

“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ia dorëzoi kërkesat kabinetit qeveritar

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 21:12
Kodrën e Diellit

Përfaqësuesit e nismës qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” sonte kishin takim me kryeministrin Zoran Zaev, ku u bisedua rreth problematikës së Kodrës së Diellit.

Nga kjo nismë thonë se kanë dorëzuar kërkesat kabinetit dhe se pas gjithë këtij prezantimi dy orësh, kryeministri, siç thonë nga kjo nismë, vendosi menjëherë të pranojë idetë dhe shqyrtimet e nismës siç janë:

Auto Mita mbetet kompania numër 1 në Kosovë në auto industri – konfirmon ribrendimin

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

“1. Përfundimisht tërheqja e ELEM nga menaxhimi i resorit turistik Kodra e Diellit,
2. Përgjegjësi për mos menaxhimin dhe mos funksionimin e Kodrës së Diellit,
3. Kodra e Diellit të jepet ne Koncesion,
4. Planin urbanistik i Kodrës Diellit të përpilohet nga Agjencia për planifikim hapësinor pasi që është interes publik.
5. Sektori civil dhe Iniciativa të kenë të drejtë qasjeje në çdo ndodhi dhe planifikim për zhvillimin e Kodrës Diellit,
6. Qeveria të jetë precize dhe e përgjegjshme ndaj afateve të caktuara kohore.
7. Ndërtimi i Teleferikut Tetovë – Kodra e Diellit, totalisht element i ri dhe jo i rinovuar.
8.Vizitë urgjente e kryeministrit në Kodrën e Diellit”.

Në fund ato thonë se lufta nuk përfundon me një takim me kryeministrin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...