Reisul Ulema në 11-vjetorin e pavarësis së Kosovës

Maqedonia

Reisul Ulema në 11-vjetorin e pavarësis së Kosovës

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 08:49
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.

Dje më 12 shkurt, 2019, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup organizoi një pritje në hotel “Aleksandar Palace” me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në pritje, organizuar nga Ambasadori Gjergj Dedaj dhe Zonja Lushe Dedaj, ishin përfaqësuesit e korit diplomatik në Shkup dhe të ftuar të tjerë.

Në mesin e mysafirëve ishte edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.

Çlirimi i Kosovës ka qenë aspirata kryesore e shumë veprimtarëve të fesë islame andej dhe këndej kufirit, kështu që solemniteti u shoqërua me takime tejet të ngrohta, vëllazërore, të veprimtarëve të ndryshëm, kontribues për këtë ditë madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat