VMRO-DPMNE: LSDM ka krijuar kaos në shëndetësi

Maqedonia

VMRO-DPMNE: LSDM ka krijuar kaos në shëndetësi

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:17
VMRO-DPMNE

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE akuzojnë LSDM-në se kanë krijuar kaos në shëndetësi.

“LSDM ka krijuar kaos. Kurse gjatë gjithë kësaj periudhe në pushtet nuk ka bërë asgjë për shëndetësinë."

Në vend të qendrës së re klinike për dy vjet, siç parashihej nga VMRO-DPMNE, LSDM e anuloi procedurën dhe shpalli konkurs për projekt për katër herë më të shtrenjtë, fillimi i së cilës është i dyshimtë”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se LSDM në vend të 12 milionë eurove, do të shpenzojë 480 milionë euro për projektin e njëjtë. Nga atje pyesin se ku do të shkojnë 360 milionë eurot e popullit?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat