Rasti i Arjeta Veliut: Profesoresha do t’i kthehet punës - Bota Sot
Rasti i Arjeta Veliut: Profesoresha do t’i kthehet punës

Maqedonia

Rasti i Arjeta Veliut: Profesoresha do t’i kthehet punës

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:47
Arjeta Veliu

Arjeta Veliu, profesoresha e larguar nga vendi i saj i punës do t’i kthehet ditarit dhe nxënësve. Ky është epilogu i rastit të paprecedentë për të cilin ALSAT ka informuar disa ditë me radhë.

Drejtoresha e shkollës ekonomike të Tetovës, Ramie Kurtishi, ka dërguar shkresë zyrtare në Entin e Punësimit për kthimin e profesoreshës në punë. Kjo shkresë u bë vetëm një ditë pas takimit të drejtores me Ministrin e Arsimit, Arbër Ademi, i cili kishte urdhëruar zbatim të menjëhershëm të vendimit gjyqësor në favor të profesoreshës Veliu.

Në bisedë telefonike, nga Enti për Punësim në Tetovë për Alsat, thanë se pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, do të vendosin në pajtim me vendimin e Gjykatës Supreme dhe rekomandimet e Ministrisë së Arsimit. Sektori i Arsimit në Komunën e Tetovës, thotë se Enti për Punësim dhe Shkolla Ekonomike “8 Shtatori” duhet menjëherë të zbatojnë vendimin e Gjykatës Supreme dhe të Ministrisë së Arsimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...