LSDM: Tani më jemi në NATO, është koha për ekonomi të fuqishme dhe zgjedhje të presidentit të duhur

Maqedonia

LSDM: Tani më jemi në NATO, është koha për ekonomi të fuqishme dhe zgjedhje të presidentit të duhur

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:11
LSDM

Tani më jemi në NATO, një parti përgjegjëse nuk do ta rrezikonte shansin për fillimin e negociatave me BE-në, është koha për ekonomi të fuqishme dhe zgjedhje të një presidenti të duhur.

Atdheu ynë tani më është pjesë e NATO-s. Është arritur sukses historik dhe realizime të njërit prej prioriteteve kyçe strategjike kombëtare.

Sivjet pritet edhe data për negociata me BE-në dhe realizimi i të gjitha reformave të nevojshme.

Një parti përgjegjëse, një pushtet përgjegjës, nuk do ta rrezikonte këtë shans, nuk do ta rrezikonte datën për negociata në BE me zgjedhje të parakohshme  dhe ndalim të reformave.

Edhe pse mbështetja e qytetarëve është shumë më e madhe se ajo e opozitës, LSDM-ja nuk mendon në zgjedhje të parakohshme, por në interesat e qytetarëve dhe interesat e shtetit. Kjo është shtetërore dhe përgjegjëse.

Qytetarët, opinioni kërkojnë rezultatet, në ekonomi, reforma, integrime.

LSDM-ja si parti përgjegjëse dhe shtetërore ka ndërmarrë përgjegjësi para qytetarëve dhe interesave të shtetit.

Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë zgjedhje presidenciale të kristalta, korrekte, të lira dhe demokratike në të cilat do të fitojnë qytetarët, do të fitojë LSDM-ja.

Zgjedhje korrekte dhe të lira në të cilat do të humbë VMRO-DPMNE-ja. Destruksioni dhe bllokadat sërish do të mposhten.

Atdheut tonë i duhet një president i duhur për të gjithë qytetarët, i cili do të punojë vetëm në interesat e qytetarëve dhe të shtetit, e jo si deri më tani vetëm për interesat partiake.

Qytetarët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të zgjedhin president të duhur!

 

QENDRA PËR KOMUNIKIME ME OPINIONIT E LIDHJES SOCIALDEMOKRATE TË MAQEDONISË

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat