Mbushëse për makinat elektrike vendoset edhe në “City Mall” në Shkup

Maqedonia

Mbushëse për makinat elektrike vendoset edhe në “City Mall” në Shkup

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:40
Foto Ilustrim

“Cyti Mall” në Shkup është qendra e parë tregtare në Maqedoni, ku do të vendoset stacion për mbushjen e makinave elektrike.

Mbushësi i makinave elektrike, që gjendet në zonën e verdhë të garazhit nëntokësor, poseduesve të makinave elektrike do t’ju ofrojë mundësi që për mbushje dhe parkim të veturave gjatë qëndrimin në qendrën tregtare.

Poseduesit e makinave elektrike do të mund ta shfrytëzojnë mbushësin, nëse paraprakisht dorëzojnë kërkesë për kartelë elektrike për mbushje dhe kartelë për parking.

Ndryshe, numri i makinave elektrike në Evropë nga viti në vit është në rritje, ndërsa Norvegjia dhe Gjermania janë shtetet në të cilat shiten më shumë makina elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat