Regjistrohen 107 denoncime për shkeljen e të drejtave të fëmijëve në SOS telefonin në “Megjashi” në vitin 2018

Maqedonia

Regjistrohen 107 denoncime për shkeljen e të drejtave të fëmijëve në SOS telefonin në “Megjashi” në vitin 2018

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:52
Megjashi për shkeljen e të drejtave të fëmijëve

Gjithsej 107 denoncime për shkeljen e të drejtave të fëmijëve janë regjistruar në SOS telefonin për fëmijët dhe të rinj gjatë vitit 2018. Të dhënat më karakteristike që janë regjistruar në Ambasadën e parë të fëmijëve në botë “Megjashi” janë 30 denoncime për varfërinë, 13 për dhunë familjare, dhunë fizike dhe psikologjike dhe moskujdes ndaj fëmijës, nëntë fëmijë ishin viktima potenciale të shkeljes së të drejtave të fëmijëve gjatë procedurave për shkurorëzim dhe pesë të cilët ishin viktima të dhunës ndërmjet moshatarëve.

Kjo u theksua në prezantimin e sotëm për raportin vjetor për punën e SOS telefonit për fëmijë dhe të rinj pranë Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi”.

Kryetari dhe themelues i “Megjashi”, për problemin e varfërisë, theksoi se këta fëmijë nga mosha e hershme duhet të përfshihen në kopsht, të marrin përfitime nga ana e shtetit, të marrin shprehi tjera për jetë. të mos diskriminohen sipas statusit social, t’u sigurohen këpucë të sigurta, veshje, ushqim dhe në këtë mënyrë, siç thotë, do të kemi një fëmijë më pak në rrugë.

Koordinuesja e SOS telefonit për fëmijë dhe të rinj dhe njëherit psikologe, Jana Zengovska tha se transmetimi i përbashkët i informacioneve dhe njohurisë në kompetencë të institucioneve, sjellin deri në mbrojtje të fëmijëve të cilëve u duhet ndihmë në moment të caktuar.

SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj funksionon 26 vjet dhe deri më tani janë regjistruar gjithsej 20.742 thirrje. Ky telefon paraqet shërbim për ndihmë të drejtpërdrejtë dhe mbështetje të fëmijëve, të rinjve dhe familjeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat