Edhe bashkëshorti i deputetës Mira Stojçevska është avancuar në komandat në Policinë e Pyjeve

Maqedonia

Edhe bashkëshorti i deputetës Mira Stojçevska është avancuar në komandat në Policinë e Pyjeve

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 13:03
Deputetja e LSDM-së, Mira Stojçevska

Për vetëm dy ditë, deputetja e LSDM-së, Mira Stojçevska ka arritur që t’i punësojë djalin në ELEM, vëllain në TEC Manastir dhe ta avancojë bashkëshortin e tij në komandant të Policisë së Pyjeve në Dellçevë, shkruan MKD.

Ilo Stojçevski, bashkëshorti i deputetes së LSDM-së, nga janari është bërë komandant i Policisë së Pyjeve.

Jo-zyrtarisht nga Pyjet e Maqedonisë e konfirmojnë këtë informatë, por nuk japin detaje për arsyen e avancimit të tij.

Ndryshe, pas punësimit të familjarëve të deputetes e cila ka përfituar më së shumti harxhime rrugore, gjegjësisht 12.000 euro në vit, e njëjta e ka marrë epitetin nga qytetarët si “Mira dizel” dhe tani kanë filluar dhe talljet nëpër rrjetet sociale.

Njëra ndër talljet më interesante thotë:

“Sot është Shën Mira Dizel, mbrojtja e shpalljeve për punë. Shpërndaje ikonën nëse edhe ti kërkon punë. Ridërgoje te dhjetë shokë që të kesh sukses gjatë punësimit…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat