Komisioni për Anti-korrupsion: Do të hetohen punësimet e të afërmve të funksionarëve

Maqedonia

Komisioni për Anti-korrupsion: Do të hetohen punësimet e të afërmve të funksionarëve

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:01
Kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot ka mbajtur seancën e parë pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj.

Kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska, tha se nuk ka asnjë ankesë në lidhje me punësimin e personave të afërt të funksionarëve qeveritar, por shtoi se do të veprojnë me iniciativë të tyre.

Ivanovska tha se do të hetojnë edhe rastet lidhur me ndarjen e mjeteve nga Ministria e Kulturës, si dhe më herët skandalin me mjetet në Fondin për inovacione. Në lidhje me punësimin e fëmijëve të funksionarëve, ajo tha se nuk kanë rregullore sipas së cilës do të hetojnë, por shtoi se duhet të që kjo të precizohet me ligj.

Më herët, sot Komisioni solli vendim se nuk ka konflikt interesash të zgjedhjes së Nuri Bajramit për anëtarë të Komisionit, i cili njëkohësisht është edhe baxhanak i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Më ndiqni dhe më kapni për fjale. Për mua nuk ka të afërt dhe kushërinj, nuk jam këtu që të bëj karrierë, nuk është problem dorëheqja ime. Jam këtu që ta përcjell përvojën që kam. Gruaja ime është në sektorin privat, djali është jashtë shtetit. Nëse unë e pengoj punën e Komisionit do të tërhiqem, por jo në atë mënyrë që të bëj ‘shou'”, tha Nuri Bajrami, i cili sot me short u emërua edhe zv.kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat