Në Tabanoc vendoset tabela Republika e Maqedonisë së Veriut edhe në shqip

Maqedonia

Në Tabanoc vendoset tabela Republika e Maqedonisë së Veriut edhe në shqip

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:33
Vendkalimi kufitar Tabanoc

Pas vendkalimit kufitar Bogorodica me Greqinë, tabela kufitare me mbishkrimin Republika e Maqedonisë së Veriut është vendosur edhe në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë.  

Për dallim nga Bogorodica, në Tabanoc është vendosur mbishkrimi edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Ligjin për gjuhët.

Vendosja e tabelave nëpër pikat kufitare ka filluar menjëherë sapo u shpall vendimi në Gazetën zyrtare, pasi që Greqia dje dërgoi notën verbale për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski theksoi se gjatë ditës do të ndërrohen gati të gjitha tabelat nëpër pikat kufitare.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, pritet ndryshimi edhe i tabelave pranë institucioneve dhe dokumenteve tjera me emrin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat