Fondet për kulturën, Zaevi do të takojë Ademin

Maqedonia

Fondet për kulturën, Zaevi do të takojë Ademin

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:34
Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Kulturës Asaf Ademi

Më së voni të premten pritet që kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i kulturës Asaf Ademi të diskutojnë pakënaqësitë që ka ngjallur tek një pjesë e produksioneve dhe artistëve ndarja e fondeve nga Ministria e Kulturës për programin vjetor. Pas reagimeve të shumta në opinion, se fondet nuk janë ndarë në mënyrë të drejta. 9 komisione të Ministrisë së Kulturës filluan të kontrollonin projektet e refuzuara. Deri më tani vendimi është ndryshuar vetëm për festivalin “Zllatno Sllavejçe”, pasi siç thanë nga komisioni përkatës, bëhej fjalë për gabim teknik. Ndryshe nga Ministria e Kulturës, nga  Qeveria e Maqedonisë kanë thënë se nëse ka bazë, konkursi mund të shpallet i pavlefshëm dhe të shpallet nga fillimi.

Pas atij takimi do të dimë të gjitha përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe hapat që do të ndërmarrë qeveria. Ajo në mënyrë specifikë do të vërtetohet në takimin me kryeministrit Zaev dhe ministrit Ademi. Mendoj se ministri do të kthehet më së voni të enjten, ndaj me shumë gjasë takimi do të jetë të premten- tha MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat