Shekerinska u takua me Stoltenbergun: Nder që të marr pjesë në takimin ministror të NATO-s

Maqedonia

Shekerinska u takua me Stoltenbergun: Nder që të marr pjesë në takimin ministror të NATO-s

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:45

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në Bruksel ka marrë pjesë në takimi zyrtar të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe është ka realizuar takim me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Shekerinska përpara takimi ka shprehur falënderim nga sekretari Stoltenberg për mbështetjen e sinqertë dhe përkushtimin personal në procesin për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO.

“Është nder dhe privilegj për mua që të jem këtu, për herë të parë në takim ministror të NATO-s. Kjo është dëshmi se guximi politik është paguar, se ndryshimet janë të mundshme madje edhe në Ballkan, madje dhe në kohëra të këtilla. Kjo është dëshmi se nuk ekzistojnë probleme të ngrira, por vetëm zgjidhje të ngrira. Do të kem privilegj të ulen afër jush, dhe afër kolegëve të mi ministra të mbrojtjes”, tha ministrja.

Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg tha se është nder i madh që ministrja Shekerinska sot merr pjesë në takimin ministror të NATO-s.

“Ky është moment i madh pë të gjithë ne. Ne me të vërtetë e vlerësojmë progresin që e bëni, dhe pa përkushtimin personal të juaj dhe lidershipit dhe të Qeverisë nuk do të kishim mundësi që të ju kemi këtu, gjegjësisht të ju ftojmë në takimin ministror. Kjo është një ditë e madhe dhe me padurim e presim ditën kur do të jeni anëtare e plotë e jona, sapo të mbarojë procesi i ratifikimit të protokollit hyrës te të gjitha 29 vendet aleate”, tha Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat