Maqedoni, u formua Forumi Digjital i TIK-ut (FOTO)

Maqedonia

Maqedoni, u formua Forumi Digjital i TIK-ut (FOTO)

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 17:04
Maqedoni, u formua Forumi Digjital i TIK-ut

Në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) është themeluar Forumi Digjital për Teknologji Informatike dhe Komunikuese (TIK). Kryetar i Forumit është zgjedhur profesori i shkencave natyrore, Boro Jakimovski kurse nënkryetar, drejtori i organizatës joqeveritare “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari, njofton Portalb.mk.

Siç sqarojnë nga MSHIA-ja Forumi Digjital i TIK-ut do të mundësojë shkëmbimin e ideve ndërmjet institucioneve shtetërore dhe palëve të përfshira – përkrahës të partneritetit digjital, për fushën informatikës dhe komunikimit.

Në takimin e ardhshëm, Forumi do ta përcaktojë vizionin dhe qëllimin, si dhe mënyra e komunikimit të mëtutjeshëm të Këshillit Nacional për TIK dhe siguri kibernetike.

Seanca konstituive u kryesua nga ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, ndërkaq në mbledhje krahas Jakimovskit dhe Jasharit, të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i Këshillit Nacional të TIK-ut, Vlladimir Cvetkoviq dhe 12 pjesëtarë të tjerë të sektorit joqeveritar, akademik dhe të odave komerciale që lidhen me TIK-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat