Stoillkovski: VMRO-DPMNE do të fitojë në zgjedhjet për kryetar shteti

Maqedonia

Stoillkovski: VMRO-DPMNE do të fitojë në zgjedhjet për kryetar shteti

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 17:45
Naum Stoillkovski

Zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase Naum Stoillkovski sot tha “Zoran Zaev dhe LSDM ikin në mënyrë tinëzare nga zgjedhjet për shkak se e dinë se do të humbin, ndërsa populli do t’i dënojë të gjitha politikat e dëmshme”.

“Kjo ikje tinëzare e Zaevit për t’u ballafaquar me qytetarët është dëshmi më e mirë anketimet e vërteta thonë se pushteti është pa përkrahjen e popullit dhe se Zaev humb”, thotë Stoillkovskit.

Sipas zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Stoillkovski arsyetimi se do të ndaloheshin reformat nuk qëndron për shkak se pushteti është ndalesa kryesore e gjitha reformave.

LSDM dhe Zaev, thotë Stoillovski, janë në panik dhe frikë të madhe dhe se ky pushtet nuk e ka mbështetjen e qytetarëve.

“Nuk është për reformat, Zaev dhe LSDM ikin nga zgjedhjet për shkak se do t’i humbasin privilegjet, tenderët kriminal, nepotizmin dhe mundësitë për korrupsion dhe për këtë shkak duhet të përgjigjen para drejtësisë”, deklaroi Stoillovski.

Ai thotë se LSDM dhe Zaev nuk e kanë përkrahjen për shkak se shkatërruan shtetin, ekonominë, shkelën Kushtetutën dhe se të vetmet punësime në Maqedonia, janë të familjarëve të njerëzve në pushtet.

“VMRO-DPMNE do të fitojë në zgjedhjet për kryetar shteti, që do të jetë shuplakë e madhe për këtë pushtet kriminal. Nuk mund të iket përgjithmonë nga vullneti i popullit dhe për këtë arsye VMRO-DPMNE bashkërisht me popullin do ta fitojë Zaevin dhe LSDM-në në zgjedhjet e ardhshme kuvendare”, thotë mes tjerash Stoillkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat