Shkon në 13 numri i viktimave në aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Tetovë, 4 të tjerë në gjendje të rëndë - Bota Sot
Shkon në 13 numri i viktimave në aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Tetovë, 4 të tjerë në gjendje të rëndë

Maqedonia

Shkon në 13 numri i viktimave në aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Tetovë, 4 të tjerë në gjendje të rëndë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 18:47
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa rreth 40 persona të tjerë janë shtruar në Spitalet e Shkupit pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë

Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e parë për media pas aksidentit .

Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Ndërkohë drejtori  i Emergjencës në Qendrën Klinike në Shkup, Ilir Asani ka konfirmuar se që nga ora 18:30 gjithsej 5 pacient janë transportuar ne spitalin “Nënë Tereza” prej të cilëve 4 janë në gjendje të rëndë kritike, mes tyre edhe një grua shtatzënë.

Image

Shkon në 10 numri i viktimave, 4 të tjerë në gjendje të rëndë

Ka arritur në 10 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, ndërsa më shumë se 20 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit.

Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë “Durmo Turs”, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke lënë kështu deri më tani 10 viktima dhe shumë persona të lënduar.

Ndërkohë drejtori  i Emergjencës në Qendrën Klinike në Shkup, Ilir Asani ka konfirmuar se që nga ora 18:30 gjithsej 5 pacient janë transportuar ne spitalin “Nënë Tereza” prej të cilëve 4 janë në gjendje të rëndë kritike, mes tyre edhe një grua shtatzënë.

8 viktima dhe mbi 20 të lënduar në autostradën Shkup-Tetovë

Numri i viktimave ka arritur në 8, ndërsa më shumë se 20 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit, në aksidentin që ka ndodhur në ora 17:00 në autostradën Tetovë-Shkup.

Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke lënë kështu 8 viktima dhe shumë persona të lënduar.

“Momentalisht jemi duke i koordinuar aktivitete. Ekipet e policisë dhe ata të shëndetit publik kanë qenë të koordinuar, përfshi edhe zjarrfikësit, për fat të keq janë 8 viktima”, deklaroi Agim Nuhiu, zëvendësministër i Brendshëm.

Hasani: Situata është nën kontroll, ekipet mjekësore janë mobilizuar

Nga 5 pacientët hospitalizuar në qendrën e Urgjencës në Shkup, njëri është në gjendje kritike dhe në çdo moment do t’i nënshtrohet operacionit. Bëhet fjalë për një grua e cila është edhe shtatzënë.

“Për momentin gjendja është nën kontroll kemi numër të madh të personelit të mobilizuar, kemi 5 pacientë, një i gjinisë femërore dhe është shtatzënë. Nga dy femrat njëra është në gjendje kritike. Lëndime shumë serioze, tani do ta fillojmë operacionin”, deklaroi Ilir Hasani, drejtor i Qendrës së Urgjencës.

***

Policia dhe ekipet mjekësore tashmë kanë  arritur të transportojnë drejt spitalit shumicën e të lënduarave në aksidentin në autostradën  Shkup-Tetovë.

Sipas informatave jo zyrtare, nga ky aksident jetën kanë humbur shtatë persona dhe disa të tjerë janë ende në rrezik.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i aksidentit ndërsa pas pak gazetari ynë do të lajmërohet direkt nga vendi i ngjarjes.

Ndrysh, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë pas pikë pagesës së  parë.

Image
Image

***

Një numër i madh i pasagjerëve që udhëtonin me autobusin e aksidentuar janë nga Gostivari.

Këtë e ka konfirmuar në profilin e tij në FB, kreu i Gostivarit Arben Taravari.

Postimi i plotë i Taravarit:

Dita e sotme është kthyer në një ditë të mbrapshtë për mbarë vendin…
Jam i trishtuar të lajmëroj se një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkup-Tetovë.
Unë ndodhem në Spitalin Shtetëror në Shkup ku aktualisht ndodhen 4 persona të hospitalizuar në Repartin e Urgjencës. Gjendja e tyre po trajtohet me profesionalizëm nga ekipi mjekësor dhe jam i sigurtë në dedikimin e tyre maksimal për të shpëtuar jetën e këtyre njerëzëve.
Ndërkohë në spitalin “8 Shtatori” janë hospitalizuar 20 persona të tjerë…
Nuk është shënuar asnjë viktimë por më duhet të njoftoj se disa prej tyre ndodhen në kushte kritike për jetën.
Fatkeqsisht në këtë aksident janë përfshirë individë të moshave të ndryshme, dhe janë nga Gostivari…
Këto janë orë të vështira për të gjithë ne, i lutemi Zotit të na ndihmojë!

***

Ekipi i televizionit Alsat jozyrtarisht mëson për tre viktima si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilansi mund të jetë edhe më i madh.

Ndërkaq personat e lënduar po transportohen  në Qendrën Klinike në Shkup dhe në Spitalin 8 shtatori në Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...