Ali Ahmeti i trishtuar nga tragjedia në autostradën Tetovë – Shkup

Maqedonia

Ali Ahmeti i trishtuar nga tragjedia në autostradën Tetovë – Shkup

Nga: Z.M Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 21:55
Ali Ahmeti

Pas tragjedisë së sotme në Shkup, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi ka ndarë dhimbje dhe ngushëllime për familjarët që humbën më të dashurit e tyre sot pasdite në aksidenti tragjik në autostradën Tetovë – Shkup.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave.

Ndajmë dhimbjen me familjarët, do të jemi pranë tyre si dhe të lënduarve duke vijuar me mobilizimin maksimal të zjarrfikësve, policëve dhe mjekëve për t’iu dal në ndihmë të gjithëve”, shkruan Ali Ahmeti në rrjetin e tij social Facebook.

Ndryshe, aksidenti tragjik ndodhi kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” humbi kontrollin dhe u rrokullisë në rrugën Shkup-Tetovë./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat