Ministria e Shëndetësisë: Posedojmë gjak të mjaftueshëm për të lënduarit në aksident

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë: Posedojmë gjak të mjaftueshëm për të lënduarit në aksident

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 22:00
Pamje nga aksidenti

Ministria e Shëndetësisë në Shkup informon se posedojnë gjak të mjaftueshëm për të mjekuar të lënduarit nga aksidenti i sotëm në autostradën Shkup-Tetovë.

Në rrjetet sociale u paraqitën disa qytetarë të cilët dëshirojnë të ndihmojnë me dhurimin e gjakut për të lënduarit nga aksidenti, por nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nëse ka nevojë për një gjë të tillë do të njoftojnë.

Sipas të dhënave të fundit të organeve kompetente numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa të lënduar ka mbi 20, ndërsa 4 prej tyre po luftojnë për jetë sipas informatave të fundit nga drejtori i Qendrës Klinike të Shkupit, transmeton Alsat M.

Ndryshe, aksidenti tragjik ndodhi kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” humbi kontrollin dhe u rrokullisë në rrugën Shkup-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat