Gjendja shëndetësore e gruas shtatzënë është stabile

Maqedonia

Gjendja shëndetësore e gruas shtatzënë është stabile

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 22:12
Ilustrim

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Asim Musa tha se gruaja shtatzënë e cila ka qenë udhëtare në autobus është në gjendje shëndetësore stabile.

Ai tha se të gjithë të lënduarit pranohen në qendrën urgjente për t’u shpërndarë pastaj në klinikat e duhura.

Në aksidentin e sotëm dhjetëra persona morën lëndime të rënda trupore dhe 13 persona humbën jetën.

Prokuroria Publike dha urdhër të hulumtohet gjaku dhe urina e vozitësit ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes si dhe tërheqja e autobsit do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat