Seancë e jashtëzakonshme qeveritare pas aksidentit të sotshëm në autostradën Shkup-Tetovë

Maqedonia

Seancë e jashtëzakonshme qeveritare pas aksidentit të sotshëm në autostradën Shkup-Tetovë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 22:35
Ilustrim

Kryeministri Zoran Zaev sonte ka thirrur seancë të jashtëzakonshme, pas aksidentit të pasdites që ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë rreth orës 17:00, ku humbën jetën 13 persona, mbi 30 janë të lënduar ndërsa tetë persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtatë udhëtarë kanë humbur jetën në vendngjarje ndërsa të tjerët kanë humbur jetën në qendrat mjekësore ku janë pranuar.

Për shkak të kësaj qeveria, ministrat në Qeveri do të merren vesh për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren me qëllim që të zbardhet rasti, ndërsa dita e nesërme pritet të shpallet si ditë zie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat