Në Institutin për mjekësi ligjore po identifikohen personat që kanë humbur jetën

Maqedonia

Në Institutin për mjekësi ligjore po identifikohen personat që kanë humbur jetën

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 22:42
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nga spitali i përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” sonte ka vazhduar për tek Instituti për mjekësi ligjore ku duhet të identifikohen personat që kanë humbur jetën.

Filipçe ka theksuar se deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 13-të, ndërsa 7-të prej tyre e kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 5 në spitalin e Qytetit.

Katër persona janë hospitalizuar në gjendje kritike, ndërsa ai thekson se edhe 2 prej udhëtarëve gjenden në gjendje kritike serioze në Qendrën emergjente.

Informata të reja rreth të lënduarve sonte nuk do të ketë, por në mëngjes do të dalim me informata të reja sepse procesi i shërimit po vazhdon ka theksuar ai.

Drejtori i spitalit Hristijan Kostov sonte ka kumtuar emrat e të lënduarve për familjarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat