Menduh Thaçi: Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut shumë shpejt do të kalojë në pozitë-opozitë

Maqedonia

Menduh Thaçi: Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut shumë shpejt do të kalojë në pozitë-opozitë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 23:35
Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH-së, në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka thënë se marrëveshja me Greqinë për emrin e këtij vendi nuk e ndryshon identitetin e shqiptarëve atje.

“Shqiptarët do të quhen shqiptarë.  Identiteti i shqiptarëve është lidhur gjithmonë me identitetin kulturor kurse te sllavët në atë territorial. Askush, as SHBA, nuk kemi dashtë që të mohojmë identitetin maqedonas. Ne pa ndërpre kemi mohuar tendencën e maqedonasve ta ngritin shtetin e tyre etnik në aspektin territorial”, ka thënë Thaçi.

“Shqiptarët e kanë përparësinë e identitetit kulturor, pastaj kanë rreth vetes dy shtete nacionale dhe kombëtare, Shqipërinë dhe Kosovën”, është shprehur ai në Zona B.

Ai ka thënë se skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, është e shkapërderdhur e që sipas tij do të duhej të tkurrej në vetëm dy grupacione.

“Pjesëmarrja jonë në Qeveri kishte të bënte me numrat pasi që në nivel shifrash ajo qëndronte në 61-62. Ne mund të dalim tash nga qeverisja. Po të mos ndodhte marrëveshja me Greqinë dhe anëtarësimi në NATO do të ishte e pakuptimtë a merr pjesë në qeveri ose jo. Forcat politike shqiptare janë bërë pikë e pesë. Skena politike shqiptare në Maqedoni shumë shpejt do të kalojë pozitë-opozitë”, ka theksuar ai.

Sa i përket përdorimit të Gjuhës Shqipe, Thaçi ka thënë se ka një problem.

“Kemi telashe me pasaporta. Pasaportat zyrtare janë vetëm në gjuhën maqedone”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat