Aksidenti në Maqedoni, flet dëshmitari: Nxorra 4 kufoma, nuk mendova…

Maqedonia

Aksidenti në Maqedoni, flet dëshmitari: Nxorra 4 kufoma, nuk mendova…

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 08:08
Pamje nga aksidenti

Dëshmi të shumta raportohen në media të njerëzve që tregojnë detajet e aksidentit tragjik ku humbën jetën 14 persona në autostradën Shkup-Tetovë.

Nediat fqinje raportojnë se, vetëm dy të plagosur janë në gjendje kritike dhe mjekët po luftojnë për jetën e tyre.

Sot dhe nesër, më 14 dhe 15 shkurt u shpall ditë zie në Maqedoni, ndërsa Gostivari do mbajë zi tre ditë.

Në rrjetin social Twitter, një dëshmitar tregon se se me duart e tij i ka nxjerrë trupat e të vdekurve nga autobusi i cili u përmbys.

“Me duart e mia kam nxjerrë 4 trupa dhe 2 të plagosur nga aksidenti në Karpalak. Në momente të tilla nuk mendon nëse është një shqiptar, një maqedonas, apo një rom, në momente të tilla një person tregon se si ai është njeri … “, tregon historinë dëshmitari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat