Mësohen emrat e të gjitha viktimave nga aksidenti i mbrëmshën me autobus - Bota Sot
Mësohen emrat e të gjitha viktimave nga aksidenti i mbrëmshën me autobus

Maqedonia

Mësohen emrat e të gjitha viktimave nga aksidenti i mbrëmshën me autobus

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 08:25
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar)  Janë identifikuar tashmë 14 viktimat e tragjedisë së mbrëmshme të autobusit që u rrokullis në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë.

Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi

Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur

Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari

Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit

Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari

Esat Emruli nga Gostivari

Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari

Besim Fetai nga Vrapçishta

Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme

Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit

Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari

Boban Avramovski, student i FON-it

Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë

Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup

 

Përfundon obduksioni për shtatë persona që kanë humbur jetën, për viktimat tjera njoftim gjatë ditës

Në proces është identifikimi I viktimave të cilët kanë humbur jetën në aksidentin e mbrëmshëm në autostradën Shkup – Gostivar, për të cilët është urdhëruar që të kryhet obduksioni dhe për momentin gjenden në Institutin për Mjekësi Ligjore.

Të punësuarit në mjekësinë Ligjore kanë punuar mbrëmë deri në orën 4 të mëngjesit dhe e kanë arritur të kryejnë obduksionin për shtatë viktima të aksidentit të mbrëmshëm që kanë humbur jetën.

Drejtori I Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov ka deklaruar se nuk mundet të shpalos informacione shtesë, për arsye se rasti është ende nën hetim dhe se të gjitha rezultatet do të dërgohen deri te prokurori publik përgjegjës I cili po e heton rastin.

Viktimat e aksidentit janë të moshave të ndryshme

“Dje pas orës 16 u informuam për fatkeqësinë, kemi filluar menjëherë përgatitjet për mjekimin e të plagosurve, për një kohë të shkurtër, 30 minuta nga ndihma e shpejtë por edhe nga banorët e Llaskarcës kanë ardhur një pjesë e të lënduarve në gjendje të rëndë.

Për fat të keq 6 prej tyre vetëm është konstatuar vdekja. Organizimi i ekipi mjekësorë ka qenë shumë i shpejt, kemi qenë në mobilizim shumë të shpejtë, habitem dhe unë që në një mënyrë kaq të shpejtë të organizohemi sepse ndonjëherë nevojiten orë të tëra.

Arsyet e vdekjes për viktimat do ti tregoje autopsia dhe mjeku ligjor, por të gjithë pacientet që janë pranuar në spitalin tonë janë shtruar për kurim, një pacientë është operuar dhe fatmirësisht pacientja është stabile”, deklaroi mjeku i spitalit “8 shtatori”.

Vozitësi me lëndime të lehta, është lëshuar për kurim shtëpiak

Vozitësi i autobusit gjatë aksidentit të djeshëm ku mbetën të vdekur 14 persona dhe shumë të tjerë të lënduar gajtë aksidentit ka marrë lëndime të lehta dhe pas kontrolleve është lëshuar për kurim shtëpiak.

Kështu njoftoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

“Vozitësi ka lëndime të lehtë dhe është lëshuar për kurim shtëpiak. Më tej shërbimet e MPB-së do të merren me te për procedurat e mëtejme. Shërbimet e MPB-së erdhën se pse kishim 6 viktima, kishim probleme me identifikimin e kufomave, pastaj u tërhoqën nga spitali nga shërbimet e MPB-së për procedurat e mëtejme”, deklaroi Filipçe.

Arrin deri në 15 numri i viktimave, Maqedonia shpall 14 dhe 15 shkurtin ditë zie

Ka ndërruar jetë gjatë natës edhe një person duke e çuar në 15 numrin e përgjithshëm të viktimave të autobusit që u rrokullis mbrëmë në rrugën Shkup – Tetovë në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Të lënduarit tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në spitalin 8 Shtatori dhe disa me lëndime të lehta janë lëshuar në mjekim shtëpiak, shkruan TetovaSot.

Ndryshe sot në komunën e Gostivarit do të mbahet mbledhje komemorative ku do të merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.

Arrin deri në 14 numri i viktimave, Maqedonia shpall 14 dhe 15 shkurtin ditë zie

Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi dje në orët e pas ditës në rrugën Shkup-Tetovë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jetë ditë zie.

Këtë vendim e ka kumtuar vetë kryeministri Zoran Zaev, i cili mes tjerash ka shtuar se numri i viktimave ka arritur deri në 14 të vdekur.

Ndryshe, në Klinikat e Shkupit, ekipe të shumta mjekësore janë të angazhuar në mjekimin dhe operimin e mbi 30 të lënduarve nga aksidenti tragjik.

Rrokullisja ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, në kilometrin e shtatë të saj,

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...