Vazhdon gjykimi për rastet e PSP-së “Trajektorja” dhe “Toplik” - Bota Sot
Vazhdon gjykimi për rastet e PSP-së “Trajektorja” dhe “Toplik”

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për rastet e PSP-së “Trajektorja” dhe “Toplik”

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 08:31
Gjykata Penale në Shkup

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për rastet e PSP-së “Trajektorja” dhe “Toplik”.

Gjykimi në rastin “Trajektorja” që ka të bëjë me ndërtimin e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, ndodhet në fazën e dëshmive.

Në rastin “Trajektorja” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, Mile Janakieski, Vlladimir Peshevski dhe Ljupço Georgievski.

Ndërsa në rastin “Toplik” i akuzuari i parë është Mile Janakieski, për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Soçev Grad”.

Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive dhe udhëhiqet nga gjykatësi Osman Shabani.

Sipas aktakuzës së PSP-së, Janakieski si person udhëheqësi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për shpalljet publike ka formuar Komision për shpallje publike dhe ka zgjedhur firmë e cila nuk i ka plotësuar kushtet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...