Sugareski: “Durmo Turs” ka licencë për punë (Video)

Maqedonia

Sugareski: “Durmo Turs” ka licencë për punë (Video)

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 08:35

Ministri për Transport dhe lidhje në Maqedoninë e Veriut, Goran Sugareski në emisionin e hapur në TV24 ka thënë se kompania, autobusi i së cilës sot kishte aksident ku humbën jetën 14 persona dhe mbi 30 u lënduan, ka pasur licencë për punë dhe e njejta vlen deri në vitin 2023.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk është përgjegjëse të tregojë për rregullësinë e veturave që qarkullojnë, por atë e bën MPB-ja, duke kontrolluar se a kanë qenë veturat në kontroll teknik. Informacionet e para nga shërbimet e ministrisë më thonë se ‘Durmo Turs’ ka leje për punë në veprimtarinë e saj deri në vitin 2023”

Ai shtoi se së shpejti do të del MPB me informacione tjera për shkaqet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat