Parlamenti i Shqipërisë duhet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Parlamenti i Shqipërisë duhet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 09:33
Parlamenti shqiptar

Parlamenti shqiptar në seancën e sotme plenare të caktuar për në orën 10 pritet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sipas rendit të ditës të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit shqiptar, Protokolli duhet të votohet me shumicë absolute. Para kësaj është paraparë të flasin kryetarët e komisioneve parlamentare për punë të jashtme, për siguri kombëtare dhe Komisioni ligjdhënës, si dhe koordinatorët e grupeve parlamentare.

Paraprakisht pas miratimit të vendimit nga ana e Qeverisë së Edi Ramës, Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut unanimisht e mbështetën Komisioni parlamentar për punë të jashtme dhe Komisioni ligjdhënës.

Siç theksuan mediat shqiptare anëtarët e komisioneve, të pushtetit dhe të opozitës, pas një periudhe të gjatë për herë të parë kanë qenë unanim rreth një çështje ndërsa kjo është pikërisht votimi i Protokollit, me të cilin hapet rruga për vendin fqinj dhe miqësor të bashkëngjitet në NATO si anëtarja e 30-të.

Pas Greqisë edhe Sllovenisë, Shqipëria do të jetë vendi i tretë anëtar i Aleancës Veriatlantike e cila do ta nënshkruajë Protokollin. Së shpejti pritet këtë ta bëjë edhe Bullgaria, pasi Qeveria i propozoi Kuvendit ta ratifikojë Protokollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat