Vazhdon mbledhja ministrore për mbrojtjen e NATO-s

Maqedonia

Vazhdon mbledhja ministrore për mbrojtjen e NATO-s

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 09:36
Radmilla Shekerinska

Mbledhja e parë ministrore e NATO-s këtë vit dhe mbledhja e parë në praninë e Maqedonisë si vend i ftuar dhe anëtarja e ardhshme e tridhjetë e Aleancës, vazhdon këtë mëngjes. Në Agjendë janë misionet ushtarake dhe bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s dje mbajtën dy sesione të Këshillit Atlantik të Veriut, në të cilin temat kryesore të bisedës ishin marrëveshja bërthamore për raketa me rreze veprimi të mesme, apo INF, nga të cilat SHBA-ja paralajmëroi se do të tërhiqet për gjashtë muaj për shkak se Rusia me vite e shkel dhe zhvillon armë të ndaluar.
“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas mbledhjes së djeshme e ftoi edhe një herë Rusinë që të ndalojë ta shkelë këtë marrëveshje dhe të harmonizohet me dispozitat e INF-së. Ai shtoi se, nëse ka nevojë NATO do të përgjigjet në kërcënimet ruse në “mënyrë mesatare, mbrojtëse dhe të koordinuar”, por paralajmëroi se Rusia e vë në rrezik sigurinë e kontinentit evropian dhe se aleatët “përgatiten për botë pa INF”.

Aleatet dje biseduan edhe për “ndarjen e ngarkesës”, gjegjësisht rritjen e buxhetit të mbrojtjes, e cila në çdo vend duhet të arrijë dy për qind nga BPV-ja deri në vitin 2024.

Maqedonia, si dhe të gjitha vendet tjera anëtare, dha pretimin se deri në vitin 2024 do ta arrijë këtë shkallë, pas shumë viteve ulje të shpenzimeve për mbrojtjen.

Radmilla Shekerinska, e cila e përfaqëson Maqedoninë për herë të parë në tryezën e NATO-s si anëtar e ardhshme, e jo vend partner, sqaroi dje për MIA-n se plani i Qeverisë është që të ketë çdo vit rritje prej 0,2 për qind të BPV-së dhe se nga viti 2017 plotësohet premtimi i dhënë vendeve anëtare.

Përveç kontributit financiar, nga vendet anëtare pritet të marrin pjesë edhe në misionet e Aleancës dhe përmes ndërtimit dhe rritjes së kapaciteteve në mbrojtje.

Maqedonia këtë vit do ta rrisë praninë e saj në Afganistan, paralajmëroi ministrja, ndërsa tek pjesëtarët e ARM-së ka interes edhe për pjesëmarrje në misionin në Irak dhe në misione nën patronatin e BE-së në Francë.
Anëtarësimi i Maqedonisë në Aleancë tani kalon nëpër proces teknik të ratifikimit, i cili pritet të zgjat rreth një vit dhe anëtarësimi i plotfuqishëm të ndodh në vitin 2020.

Për atë periudhë Maqedonia duhet të punojë në reformat, para se gjithash nga fusha e sundimit të drejtësisë, shërbimet e inteligjencës dhe kuptohet, mbrojtja. Maqedonia duhet edhe të arrijë kapacitet përkatës për menaxhimin dhe shkëmbimin e informacioneve të ndjeshme të inteligjencës dhe të sigurisë.

Ministrja Shekerinska për MIA-s porositi se Maqedonia është koshiente se e pret një punë akoma më e madhe deri në anëtarësimin e plotfuqishëm, por përkujtoi se NATO-ja tani e shikon vendin në mënyrë shumë më të ndryshme.
“Shikoni, ditën e parë meqë mundi Sllovenia e ratifikoi Protokollin, ndërsa paralajmërimet janë se Shqipëria nesër do ta ratifikojë. Sot kolegu bullgar më tha se ata tashmë e kanë lëshuar në procedurë dhe presin ratifikim javën e ardhshme. Në Rumani gjithashtu pritet javën e ardhshme”, tha dje Shekerinska në intervistën për MIA-n.

As ministrja, as në selinë e NATO-s, nuk presin pengesa nga natyra politike gjatë procesit të ratifikimit.
Megjithatë, thonë diplomatët në NATO, sa më shpejt që realizohen reformat e kërkuara, po aq më të mëdha janë shanset që të binden vendet anëtare të Aleancës ta përshpejtojnë procesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat