Edi Rama shpreh ngushëllime për tragjedinë në rrugën Shkup-Tetovë

Maqedonia

Edi Rama shpreh ngushëllime për tragjedinë në rrugën Shkup-Tetovë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 09:53
Edi Rama

Edi Rama ka shprehur ngushëllime për fatkeqësinë në komunikacion që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë, tek Karpallak në të cilën humbën jetën 14 persona, ndërsa një numër i madh i tyre janë të lënduar.

Rama ka shprehur ngushëllime të thella deri tek familjarët e viktimave:

“Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjithë familjeve dhe të gjithë vendit mik”, shkruan Rama në rrjetin social “Twitter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat