Edhe një i vdekur, shkon në 15 numri i viktimave

Maqedonia

Edhe një i vdekur, shkon në 15 numri i viktimave

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 10:17
Aksidenti

Edhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në autostradën Shkup – Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Lajmi bëhet i ditur jozyrtarisht nga TV Sitel, por ende nuk është kumtuar nga Qendra Emergjente në Shkup. Sipas njoftimeve të deritanishme, numri i viktimave shkon në 15, ndërsa mbi 30 veta po vazhdojnë të trajtohen në Klinikat e Shkupit dhe Spitalin Ushatarak. Aksidenti ndodhi rreth orës 17, kur autobusi i kompanisë Durmo Turs që po udhëtonte nga Shkupi për në Gostivar nga shkaqe ende të panjohura ka humbur drejtimin, duke kaluar në korsitë e kundër të autostradës, duke shtypur barrierat rrugore dhe më pas ka rënë në humnerë. Sipas ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, shtatë nga viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat