Xhaferi nuk habitet me PD: Situata të tilla i kam parë prej kohësh…

Maqedonia

Xhaferi nuk habitet me PD: Situata të tilla i kam parë prej kohësh…

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 11:49
Talat Xhaferi

Pas ngjarjeve të shëmtuara në seancën e sotme, kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut u është drejtuar përmes një fjalimi ligjvënësve shqiptarë.

Ai u shpreh se situatat e krijuara nga opozita e Shqipërisë nuk janë të parat që ndodhin.

“Rëndësi ka që ju miratuat protokollin. Jam krenar që jam dëshmitar i një akti kaq solemn.” – tha Xhaferi duke shmangur një koment më të gjatë për atë çfarë pa në Kuvendin e Shqipërisë.

Më herët Lulzim Basha e devijoi fjalimin e tij duke iu përkushtuar axhendës politike me sulme ndaj mazhorancës. Ndërsa pak kohë më pas, Edi Paloka sulmoi kryeministrin Rama me bojë stilolapsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat