Shefi i Urgjences kirurgjikale, Bajrami: Përnjëherë janë pranuar 37 pacientë me politraumë

Maqedonia

Shefi i Urgjences kirurgjikale, Bajrami: Përnjëherë janë pranuar 37 pacientë me politraumë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 12:25
Foto Aksidenti

Shefi i Ekipit të Urgjencës Kirurgjike, Ridvan Bajrami theksoi se sa kanë dëgjuar për aksidentin menjëherë kanë filluar me organizimin e punës ku përnjëherë në spital janë pranuar 37 pacientë me politraumë.

“Së pari u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të sëmurëve u dëshiroj shërim sa më të shpejt. Dje pas orës 4 jemi informuar për fatkeqësinë që ndodhi në dalje nga Shkupi. Kemi filluar menjëherë me organizimin e mjekimit të të plagosurve. Për një kohë rekord nga Ndihma e Shpejt por edhe nga fshatarët e Llaskarcës kanë ardhur një uragan mund të themi i të plagosurve, të gjithë janë pranuar, por fatkeqësisht gjashtë prej tyre  kanë ndërruar jetë në urgjencë. Ishte shumë e vështirë sepse 37 persona erdhe në gjendje me politraumë është shumë e vështirë. Ditët tjera na shkon me orë një rast për trajtimin e tillë. Një pacientë është liruar në orët e mbrëmjes kemi hyrë për diagnozë gjakderdhje të brendshme dhe fatmirësisht është në gjendje stabile, kemi bërë edhe një transport në qendrën universitare”, tha Bajrami.

Ai nuk dha informacion se sa të lënduar janë dërguar me vetura private dhe sa me Ndihmën e Shpejtë sepse bëhet fjalë për 37 persona dhe është e vështirë të mbahet mend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat