Mësohet identiteti i gjashtë viktimave nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë

Maqedonia

Mësohet identiteti i gjashtë viktimave nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:49
Foto Aksidenti

Janë identifikuar kufomat e disa prej personave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në fshatin Llaskarcë.

Inicialet e gjashtë viktimave janë: Z.D, R.A, J.T, O.S, A.I dhe B.K.

Mbrëmë drejtori i Spitalit “8 Shtatori” Kristian Kosov, publikoi edhe emrat e personave të lënduar, prej të cilëve 4 akoma janë në mjekim intensiv.

Ndryshe, nga aksidenti i djeshëm jetën e humbën 15 persona, ndërsa mbi 20 të tjerë u lënduan. Aksidenti ndodhi kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” rreth orës 17:20 u rrokullis në rrugën Shkup-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat