Pas ekspertizës, zhbllokohet autostrada Tetovë-Shkup

Maqedonia

Pas ekspertizës, zhbllokohet autostrada Tetovë-Shkup

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:21
Autostrada Tetovë-Shkup

Autostrada Tetovë-Shkup është lëshuar për qarkullimin e plotë të automjeteve, pas përfundimit të ekspertizës nga ana e policisë dhe prokurorisë.

Por, vazhdon të jetë ende e mbyllur qarkullimi në rrugën e vjetër Shkup-Tetovë, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Në autostradën Shkup-Tetovë prej orëve të para të ditës së sotme vijonte kryerja e ekspertizë në vendin e aksidentit në të cilin humbën jetën 14 persona.

Autobusi me vinç është ngritur dhe do të dërgohet për ekspertizë në kazermën Gjorçe Petrov, ku atje do të mblidhen dëshmi dhe pritet të konfirmohet se cilat ishin shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat