Sheqerinska: Aleatët e NATO-s shprehën ngushëllime për aksidentin e djeshëm

Maqedonia

Sheqerinska: Aleatët e NATO-s shprehën ngushëllime për aksidentin e djeshëm

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 17:33
Radmila Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, në deklaratë pas mbledhjes së ministrave në NATO shprehu ngushëllime për të afërmit dhe familjet e të vdekurve në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Shkup-Tetovë dhe i përcjelli ngushëllimet e pjesëmarrësve të mbledhjes së Këshillit veriatlantik të Aleancës.

“Nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, nëpërmjet përfaqësueses së lartë Mogherini, deri te homologët e mi të mbrojtjes nga ShBA-të, Gjermania, Holanda deri te Greqia- të gjithë në fillim të takimeve tona thanë të njëjtat fjalë për ngushëllime për jetët e humbura. Kjo tregon se NATO nuk është vetëm aleat ushtarak, por edhe aleancë e shteteve që ndajnë të njëjtat vlera, shtete që bashkërisht janë në momente të mira dhe të vështira”, tha Sheqerinska pas dy mbledhjeve të këshillit veriatlantik në Bruksel.

Sheqerinska për mbledhjet ministrore tha se kjo është mundësi për t’u parë se cili është dallimi i pjesëmarrjes në mbledhjet e aleancës.

“Tani kemi mundësi ta themi qëndrimin tonë se çfarë ndodh në botë, se si do të jenë aksionet e NATO-s dhe cilat politika duhet të sillen në Ballkan dhe Evropë për t’u rritur siguria dhe prosperiteti”, tha Sheqerinska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat