Edhe Greqia do të ndryshojë tabelat me emrin e vjetër të Maqedonisë

Maqedonia

Edhe Greqia do të ndryshojë tabelat me emrin e vjetër të Maqedonisë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:17
Tabelat në kalimin kufitar

Greqia tashmë e njeh Maqedoninë e Veriut, ndërsa kjo do të pasqyrohet edhe në disa përmendje zyrtare, duke përfshirë edhe tabelat, tha zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministri pa portofol, Dimitris Tzanakopulos, në takimin e rregullt me gazetarë duke iu përgjigjur pyetjeve të AIM, lidhur me atë nëse, pasi të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës, Greqia do t’i ndryshojë tabelat në kalimin kufitar verior në të cilat tani shkruan Shkup ose IRJM .

“Lidhur me tabelat, që i përmendët, është e qartë dhe absolutisht është fakt se Greqia tashmë e njeh shtetin fqinj me emrin Maqedonia e Veriut dhe kjo do të pasqyrohet në disa përmendje zyrtare nga Greqia kundrejt Maqedonisë së Veriut, që i përfshin edhe tabelat”, tha Tzanakopoulos.

Burime diplomatike për AIM sqarojnë se Ministria e Punëve të jashtme të Greqisë, në ditët e ardhshme do të dërgojë një dokument në administratën publike me të cilin do të informojë për ndryshimet e emrit të Maqedonisë Veriore, ndërsa me këtë edhe nevojën e ndryshimit të tabelave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat