Vulë si këtë duhet ta keni edhe ju në pasaportën tuaj - Bota Sot
Vulë si këtë duhet ta keni edhe ju në pasaportën tuaj

Maqedonia

Vulë si këtë duhet ta keni edhe ju në pasaportën tuaj

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:16
Pasaporta e R. M. V.

Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, gjatë hyrjes dhe daljes nga Maqedonia do t’u vendoset vulë në pasaportë, ku shkruan se ky dokument është i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo vjen pas ndryshimit të emrit, ndërsa sipas marrëveshjes së Prespës, dokumentet e qytetarëve me emrin e vjetër do të vlejnë deri në 5 vite.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të fillojë me procedurën për blerjen e dokumenteve të reja të udhëtimit, me çka dokumentet e reja me emrin e ri pritet të jepen nga fundi i vitit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...