Trajtim psikologjik falas për të lënduarit, familjarët dhe shpëtimtarët

Maqedonia

Trajtim psikologjik falas për të lënduarit, familjarët dhe shpëtimtarët

Nga: Z.M Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:37
Foto Ilustrim

Të lënduarit në aksidentin fatal, familjet e tyre dhe pjesmarësit në shpëtimin e tyre do të kenë mundësi që falas të marin trajtim psikologjik nga psikologë të licencuar, transmeton Botasot.

Ndihmën e siguruar nga Dhoma e Psikologëve në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe kryetari, Arben Taravari.

‘’Psikologë, antarë të licencuar të Dhomës së psikologëve do të hapin punkte për këshilla psikologjike në Gostivar dhe Shkup”, njoftuan nga Dhoma.

Në fatkeqësin që ndodhi të mërkurën pasdite humbën jetën 14 persona, kur nga rruga doli një autobus I cili udhëtonte nga Shkupi në Gostivar me 51 udhëtar.

37 nga udhëtarët ende janë të shtrirë në spital, ndërsa 7 persona janë në gjendje kritike./Botasot.info

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat